Ndërhyrja e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës – Kanalizime në kolektorin në qendër të qytetit të Shkodrës dhe Ndërmarjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike të bashkisë po vijon me një ritëm të lartë. Grupet e punës po operojnë edhe në orët e natës me mjete, shprehet kryeinxhinieri i ujësjellësit Lazër Pema në mënyrë që të mos bllokohet trafiku rrugor në atë segment të rëndësishëm.

Qëllimi kryesor i këtij angazhimi maksimal është përshpejtimi i punës për ta vënë sa më shpejt në efiçencë të plotë këtë linjë të kolektorit për evadimin e ujrave të bardha në qendër të qytetit të Shkodrës shprehet kryeinxhinieri Pema.

Kjo ndërhyrje e ujesjëllësit në kolektorin që përfshin zonën qëndrore të Shkodrës ka një rëndësi të veçantë sepse eleminon përmbytjet në këtë aks kryesor në rastet e reshjeve të dendura të shiut.

Kjo ndërhyrje në rrjetin nëntoksor po bëhet në një gjatësi afro 200 metër nga fillimi i pedonales “Kolë Idromeno” deri në rrethrrotullimin pranë sheshit “Demokracia” në qendër të qytetit. Eleminimi i përmbytjeve nga reshjet e shiut duke përmirësuar situatën ujëmbledhëse janë fokusi kryesor i kësaj ndërhyrje të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellësit dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike të Bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakUNISHK NË DOKUMENTIN E POLITIKAVE TË ARSIMIT
Artikulli tjetërAKTIVITETI “SHQIPJA, GJUHA NË PËRJETËSI”