
Rreth 9 muaj pas nisjes së zbatimit të projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Shkodër, janë përfunduar punimet për shtrimin e tubacioneve në linjën kryesore të transmetimit, që nis nga stacioni qendror i pompimit të ujësjellësit deri tek rreth rrotullimi në “Rus”
Faza e parë e projektit ka përfshirë gjithashtu ndërhyrjen në rrjetin shpërndarës në zonën e Dobraçit të Ri, duke krijuar bazat për një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së shërbimit, ndërsa aktualisht po punohet për vendosjen e valvulave të ajrimit dhe të tubacioneve të gizës
Projekti, me një vlerë prej 9.2 milionë euro, financohet kryesisht nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfË) dhe parashikohet të përfundojë gjatë verës së vitit të ardhshëm






