
Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës.
Aktualisht, puna është përqendruar në hapjen e pilotave ku deri tani janë hapur 30 të tilla ndërsa janë parashikuar për tu hapur 64 pilota .
Ndëkohë parashikohet që ndërtimi këmbëve të urës të realizohet para nisjes së stinës të reshjeve pasi do të vështirësonin punimet për shkak të rritjes së nivelit të ujarve të lumit Drin
Qytetarët vlerësojnë punimet që po realizohen në këtë segment rrugorë
Ndërtimi i urës është një vepër e rëndësishme që do të lehtësojë trafikun për mjetet që do të lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërkohë që edhe ura e vjetër do të vijojë të funksionojë dhe do të shërbejë për mjetet që lëvizin në drejtim të Shkodrës






