Restaurimi i fasadave të pallateve në qytetin e Shkodrës po vijon. Aktualisht po punohet në bulevardin “Mehmet Pash Plaku”. Ky projekt i financuar nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit ka për qëlllim regjenerimin e fasadave duke përdorur sistemin kapotë për rrritjen e eficencës energjetike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve për një periudhë më afatgjate. Banorët që jetojnë në këtë bllok pallatesh vlerësojnë punimet që po realizohen.

Janë 22 pallate pjesë e këtij investimi në pjesën e dytë të projektit, që po realizohet në qytetin e Shkodrës. Ky investim shtrihet nga lagjia “Xhabije” deri në bulevardin “Mehmet Pashë Plaku” gjithashtu edhe në lagjen “Rus”.

Artikulli paraprakQYTETARËT: PO SHITEN PRODUKTE TË SKADUARA
Artikulli tjetërMOS RESPEKTIMI I SINJALISTIKËS SHKAK PËR AKSIDENTE