
Banorët e Rrjollit kanë vijuar edhe këtë të martë rezistencën e tyre ndaj forcave të policisë për të ndaluar punimet në resortin turistik.
Ditën e sotme banorët kanë hyrë në kantier duke hipur mbi makineri për të ndaluar punimet.
Përplasjet me policinë vijuar ndërsa banorët nuk lejuan makineritë të vijonin punën në kantier.
Një ditë më parë banorët morën një lajm të mirë ku gjykata e apelit I njohu të drejtën e pronësisë familjes Malaj, lajm I cili inkurajoi banorët të cilët bëjnë apel drejtësisë që të vendosë në favor të tyre.






