Vijon prej disa ditësh rezistenca e banorëve të komunitetit rom për të mos u larguar nga zona në të cilën kanë qenë të vendosur prej rreth 30 vitesh, në hyrje të Shkodrës. Në këtë zonë do të zbatohet një pjesë e projektit të rikualifikimit të hyrjes së Shkodrës, ndaj 45 familjeve u është kërkuar të largohen nga aty, por nuk pranojnë deri sa bashkia Shkodër t’i sigurojë një zonë tjetër për ndërtimin e banesave të tyre modeste.

Afati 10 ditor për zhvendosjen e këtyre banorëve është drejt përfundimit, ndaj banorët tregojnë se do të përshkallëzojnë qëndrimet e tyre nëse institucionet përkatëse nuk i ofrojnë një mundësi për strehim.

Artikulli paraprakSHKURTOHET KOHA E MARRJES SË KARTËS ID, TASHMË MUND TË TËRHIQET BRENDA 3 DITËSH! JA PROCEDURAT QË DUHEN NDJEKUR
Artikulli tjetërBASHKIA LEZHË IFTAR PËR MUAJIN E RAMAZANIT