
Ndërsa u mbushen gjashtë vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, 117 familje në Bashkinë e Kurbinit pritet që viti i ri t’i gjejë në banesat e tyre të reja. Punimet në dy pallate, që po ndërtohen si pjesë e procesit të rindërtimit, janë drejt përfundimit dhe brenda pak ditësh banorët do të marrin çelësat.Sipas inxhinierit të zbatimit të projekteve , Vlash Gega, Bashkine Kurbin janë ndërtuar deri tani rreth 1 mijë apartamente, por procesi i rindërtimit ende nuk ka përfunduar plotësisht.
Pas gati 6 vitesh pritje, banorët shprehen të kënaqur që më në fund do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja.
Bashkia e Kurbinit ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili la pa strehë rreth 2 mijë familje.






