Prej ditës së hënë ka vijuar pa ndalur aksioni I IKMT për shembjen e objekteve pa leje në hyrje të qytetit të Shkodrës, për t’i hapur rrugë projektit për rikualifikimin e hyrjes së qytetit dhe bregut perëndimor të liqenit. Në këtë fazë ishte parashikuar shembja e 10 objekteve, ku këtë të enjte puna ka vijuar me shembjen e dy objekteve të fundit.

Ndërkohë, rezistencë ka patur nga pronarët e restorant “Freskia” të cilët në truallin e tyre kanë patur të përfshirë edhe shtëpinë në të cilën banonin prej vitesh.

Gjatë ditëve në vijim, na bëhet me dije se do të kalojë edhe vlera e shpronësimit të këtyre objekteve.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË BANESË NË SHKODËR, SHKAK SHKËNDIJA ELEKTRIKE
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-21 FITON NDAJ BYLISIT