Ndërkohë që temperaturat rriten në mënyrë graduale, qytetarët e Shkodrës rrezikohen nga sëmundjet kancerogjene si pasojë e tymit të shpërndarë nga djegia e gomave dhe mbetjeve urbane në zonën e quajtur bypassi i qytetit.

Mëngjesin e së premtes, inspektorët e Drejtorisë së Mjedisit në Shkodër janë lajmëruar për një vatër zjarri në periferi të qytetit, ndërsa pak minuta më vonë janë thirrur përfaqësues të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Rendit për të bërë verifikimet e nevojshme. Në pak minuta, mbetjet urbane dhe gomat, të cilave u ishte vënë zjarri nga persona të paidentifikuar, kanë krijuar shtëllunga tymni që u shpërndanë në qytet.

Përgjegjegjësi i sektorit të mjedisit Erdet Behari akuzoi sërish bashkinë se nuk po menaxhon territorin e saj, ndërsa nuk përjashtoi edhe mundësinë e një tjetër gjobe ndaj saj. Për shkak të rasteve të përsëritura, Inspektoriati i Mjedisit në Shkodër ka dërguar disa herë çështjen për ndjekje penale si dhe ka gjobitur bashkinë.

Megjithatë, kjo e fundit, në një intervistë të dhënë kohë më parë për rastin në fjalë, përmes përgjegjësit të Shërbimeve Publike Fatbardh Kuçit, ka deklaruar se nuk është detyrë e saj menaxhimi i mbetjeve në Bypass. Që nga fillimi i këtij viti, janë konstatuar të paktën 5 raste të ngjashme me rrezik serioz për qytetarët, ndërsa institucionet vijojnë të mos japin zgjidhje përfundimtare.

Artikulli paraprakMINISTRI XHAFAJ TAKON RAMËN NË KRYEMINISTRI, SHOQËROHET NGA ÇAKO
Artikulli tjetërKËSHILLTARJA E PD PËR 25 QERSHORIN: FESTË ZYRTARE, S’MUND TË KETË ZGJEDHJE