
Zjarri i rënë një ditë më parë në masivin pyjor të fshatit Skuraj të Kurbinit, vijon të jetë aktiv, por me itensitet të ulet.Pasditen e së premtes pati ndërhyrje nga ajri me helikopterin e forcave të armatosura, por pa arritur ti shuajë plotësisht flaket e zjarrit të cilat përshkak të dendësisë së bimësisë u përhapen me shpejtësi në disa drejtime.
Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile, që prej oreve të para të mëngjesit të kësaj të shtunë në terren ndodhen 50 forca të Bashkisë Kurbin dhe 30 efektiv të forcave të armatosura.Ata po krehin të gjithë masivin pyjor me qëllim shurajen e plotë të vatres së zjarrit.Drjtori i Përgjithshem i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, thotë se vemendja është përqëndruar në shuarjen e plotë të këtij zjarri dhe është ende heret për të folur për shkakun e tij.
Zjarri në masivin pyjor të fshatit Skuraj të Kurbinit u shfaq mesditen e së premtes, ndërsa terreni i thyer pengoi ndërhyrjen e forcave nga toka, duke detyruar strukturat e Mbrojtjës Civile që të kërkojnë ndihmën e helikopterit të Forcave të Armatosura.Ndërkohë në aksion krahas zjarrfikësve të Kurbinit, u angazhuan dhe ata të Lezhës, Mirditës dhe Kamzes.






