Është zvogëluar me rreth 200 ha harta e tokave të përmbytura në bashkinë Shkodër. Aktualisht janë rreth 2100 ha tokë e përmbytur, kryesisht në njësinë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Në raportin e bërë public nga bashkia Shkodër bëhet me dije se kuota në lumin Drin është 3.30 m nga 7.50 që është maksimumi. Ndërsa kuota në liqenin e Shkodrës shënon 8. 78, 8 cm mbi nivelin maksimal. Në njësinë administrative Ana e Malit vijojnë të jenë të përmbytura rreth 1200 ha tokë.

Si pasojë, rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë pasi niveli I ujit arrin në 70 cm. Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 vijojnë të jenë jashtë funksionit.

Në njësinë administrative Dajç, rruga Darragjat – Shirq vijon të jetë e bllokuar në vendin e quajtur Urrelat psai uji arrin në nivelin 70 cm. Në këtë zonë, sipërfaqja e tokave të përmbytura vlerësohet në 700 ha.

Toka nën pushtetin e ujit ka edhe në njësinë Bërdicë me rreth 700 ha dhe në Velipojë me rreth 150 ha.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZBARDHEN DISA VJEDHJE NË SHKODËR, PROCEDOHEN PENALISHT 4 TË MITUR
Artikulli tjetër“ROTARY CLUB SHKODRA” SJELL FESTAT NË SHTËPINË E FËMIJËS