15 janari shënon ditën e pestë të vaksinimit të Covid-19, ndërkohë që puna ka vijuar çdo ditë.

Procesi i vaksinimit ka nisur në orën 9:30 e mëngjesit duke vijuar deri në orën 14:30-15:00.

Në këtë fashë orari është punuar për të vaksinuar pjesëtarët e stafeve mjekësore të spitaleve Covid, por edhe epidemiologët dhe bluzat e bardha.

Numri i vaksinimeve deri sot ka shkuar në 300, nga të dhënat nga ana e përfaqësuesve të shëndetësisë.

Ditën e sotme pritet të vaksinohen pjesëtarë të spitalit Covid 1, dhe më pas do të vijohet me stafet mjekësore ,por edhe me përfaqësues të tjerë të shëndetësisë.