
Pas fitores 2-1 në Shkodër, Vllaznia është mposhtur mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Vikingur. Sfida e kthimit, e fazës së dytë kualifikuese të Conference League, përfundoi 4-2 në favor të vendasve. Vllaznia shënoi dy gola me penallti, të dyja nga Bekim Balaj. Megjithatë, nuk mjaftuan, pasi dopieta e Hansen dhe goalt e Hafsteinsson dhe Thorkelsson, “shtangët” shkodranët, të cilët eliminohen.






