Deputeti Spartak Braho i është përgjigjur kërkesës së presidentit për të shpallur të pafajshme viktimat e komunizmit

duke thënë se presidenti nuk ka bërë ndonjë propozim zyrtar ndërsa nëse ka dëshirë mund t’i drejtohet gjykatës duke lënë të nënkuptohet se LSI por edhe PS nuk do të kalojnë në Parlament një ligj të ri për shpalljen të pafajshëm për viktimat e komunizmit. Braho tha se viktimat e komunizmit mund të shpallen të pafajshme me ligjet aktuale pa patur nevojë për një ligj të ri dhe për këtë presidenti mund t’i drejtohet gjykatave. Para pak ditësh presidenti Nishani i propozoi Parlamentit që të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë për viktimat e komunizmit propozim që deri tani nuk është marrë parasysh nga kuvendi.

Artikulli paraprakFUSHË ARRËZ, INVESTIMI NË RRUGËN DEMOKRACIA
Artikulli tjetërKREU I LANÇ I PËRGJIGJET HISTORIANIT XHAFA PËR LUFTËN