Kryeministri hungarez Viktor Orban ka uruar Edi Ramën për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në “X”, Orban shkruan se kjo ishte një fitore bindëse, ndërsa shton se pret me padurim të jetë pjesë e samitit në Tiranë më datë 16 maj.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.

Artikulli paraprakSHKODËR, VIJON NUMËRIMI NË KZAZ NR 4, DERI TANI KANDIDATI BARDH SPAHIA MË I VOTUARI
Artikulli tjetërKRIMET ZGJEDHORE/ PROKURORIA E PËRGJITHSHME: 87 KALLËZIME PENALE, PËR 34 NISI HETIM NDËRSA 7 JANË ARRESTUAR