Vioresin Sinani ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit sportiv të KF Vllaznia, në një moment të vështirë për klubin kuqeblu. Sinani ka marrë këtë vendim për shkak të situatës së krijuar brenda ekipit dhe problemeve që po shoqërojnë Vllazninë në këtë periudhë. Dorëheqja e tij vjen vetëm pak ditë para ndeshjes me Dinamon, e programuar për të dielën në orën 18:30 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Sinani ishte konfirmuar në detyrën e drejtorit sportiv edhe për dy sezonet e ardhshme, por tashmë rrugëtimi i tij me klubin shkodran ka përfunduar. Në vendin e Vioresin Sinanit, detyrën e re si Drejtor Teknik i KF Vllaznia e ka marrë Alban Hasani. Hasani do të jetë tashmë pjesë e strukturës drejtuese të klubit, duke marrë përgjegjësi të rëndësishme në organizimin dhe drejtimin teknik të skuadrës.

Maringlen ZHIVANI

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZEF PËRGEGA RIKTHEHET ME 2 LIBRA NË LEZHË
Artikulli tjetërVIJON KRASITJA E PEMËVE NË UNAZEN PERËNDIMORE