
Situata e krijuar nga virozat dhe gripi I stinës është reflektuar në repartin e pediatrisë në spitalin rajonal të Shkodrës. Shefja e këtij departamenti, mjekja Greta Naraçi tha se aktualisht janë 10 fëmijë të shtruar në spital ndërsa kryhen mbi 30 vizita në ditë.
Naraçi tregon format e shfaqjes së gripit dhe virozave ndërsa shton se ka patur një rritje të ndërgjegjësimit të prindërve lidhur me këto probleme shëndetësore të fëmijëve.
Prej fillimit të muajit shkurt ka patur një përhpaje më të gjerë të virozave të gripit stinor I cili ka prekur jo vetëm fëmijët por të rriturit. Ndërkohë, mjekët specialistë këshillojnë që të evitohet qëndrimi në ambjentet e mbyllura gjatë kësaj periudhe.


