
Pediatria e Lezhës po përballet me fluks fëmijesh gjatë kësaj periudhe.Që prej fillimit të muajit dhjetor të vitit që lam pas, numri i pacienteve që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencë përgjatë 24 oreve është nga 30 deri në 40 fëmije, ndërsa dhe shtrimet në spital janë të konsiderueshme.Mjeku pediater Mark Marku thotë se pjesa më e madhe e të sëmureve janë të prekur nga virozat, por pa lënë pas dhe alergjitë, ndërsa deri më tani fluksi i shtuar është përballuar me sukses.
Bluzat e bardha kërkojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe, që infeksioni të mos përhapet si dhe të mos përdoret antibiotike, pasi jep efekte anësore tek fëmijet.
Fluksi i pacienteve të vegjel që kërkojnë ndihmë mjekësore pritet të jetë i lartë deri në fund të muajit janar, ndërsa problem mbeten ambjentet e kufizuara të urgjences pediatrike, pasi prej 1 viti Spitali Rajonal i Lezhës është në rikonstruksion dhe punimet nuk kanë përfunduar ende.


