
Teksa numri i fëmijeve të prekur nga virozat në Lezhë, vijon të jetë i lartë bluzat e bardha apelojnë për kujdes maksimal për ti bërë ballë kësaj situate gripale. Mjeku pediater Mark Marku ju kërkon prindërve që të shtojnë kujdesin dhe fëmijet e prekur nga virozat nuk duhet të frekuentojnë shkollen, pasi sëmundjet infektive mund të përhapet dhe bëhen problem edhe për të tjeret.
Bluzat e bardha kërkojnë mos përdorim të antibiotikeve pa u konsultuar më parë me mjekun pediater.
Numri i fëmjeve që paraqiten në urgjencen pediatrike të Lezhës për ndihmë mjekësore ka arritur deri në 100 përgjatë 24 oreve dhe fluksi i shtuar pritet të jetë prezent deri në fund të muajit janar.