Në radhë për të marrë shërbim shëndetësor. Kjo është situata me të cilen po perballet Urgjenca Pediatrike e Spitalit Rajonal të Lezhës. Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjellë fluks fëmijesh të prekur nga virozat. Sipas të dhënave gjatë javes së fundit paraqiten rreth 100 fëmije në ditë, për ndihmë mjekesore, kryesisht me temperaturë të lartë, të vjedha apo dhimbje koke, por ambjentet e kufizuar e kanë vështiresuar marrjen e shërbimit.

Pavarësisht këtij fluksi të lartë, shtrimet në spital kanë qenë normale dhe të perballueshme. Shefi i Shërbimit të Pediatrisë Bardhok Gjoka, thote se ulja e temperaturave ka shkaktuar valë të rritjes së urgjencave pediatrike që kryesisht janë viroza dhe pas ndihmes mjekësore nuk qëndrojnë në spital.

Vetem gjatë kater ditëve të fundit kanë marrë ndihmë mjeksore më shume së 500 fëmije dhe kjo tendence vijon aktualisht. Sipas bluzave të bardha kjo është një periudhe e pritshme virozash, por qe aktualisht është mbi parashikimet e tyre, por që po përballohet me sukses nga stafi i pediatrisë.

Artikulli paraprak“U BËRE BOZË ÇDO DITË NË EKRAN!”, RAMA I PËRGJIGJET KOMENTUESVE: DITA IME NIS ME TY! JA PSE ZGJODHA KËTË DRITARE KOMUNIKIMI ME JU
Artikulli tjetërMURIQAN, ARRESTOHET 34-VJEÇARI TURK NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR