Me shtimin e rasteve të gripit dhe virozave sezonale, mjekët në Qendrën Shëndetësore Postribë bëjnë thirrje për kujdes në përdorimin e medikamenteve, veçanërisht të antibiotikëve. Sipas mjekëve, Sokol Zhabjaku shumë qytetarë i drejtohen antibiotikëve sapo shfaqin simptomat e para, edhe pse gripi dhe virozat janë infeksione virale dhe nuk trajtohen me antibiotikë.

Mjeku shpjegon se përdorimi i antibiotikëve pa u konsultuar me mjekun e familjes jo vetëm që nuk ndihmon në shërim, por mund të sjellë pasoja të rënda për organizmin.

Ai u bën thirrje qytetarëve që, në rast simptomash si temperaturë, kollë apo lodhje, të kryejnë vizitën tek mjeku i familjes dhe të ndjekin vetëm trajtimin e rekomanduar, pa marrë medikamente në mënyrë të pakontrolluar.

Artikulli paraprakLEZHË, PD FTON QYTETARËT NË PROTESTËN E 10 SHKURTIT
Artikulli tjetërURA E VRAKËS, NËN PUSHTETIN E MBETJEVE