Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fakulteti I Shkencave Shoqërore kanë zhvilluar konferencën shkencore ndërkombëtare “Treva e Veriut. Visaret e traditave dhe kujtesa që ndriçon historinë”. Zamira Shkreli, drejtore e qendrës së studimeve albanologjike tha se ka ardhur koha t’I kushtohet vëmendje autorëve të trevës së veriut.

Rektori Tonin Gjuraj, vlerësoi konferencën ndërsa kërkoi që të rritet bashkëpunimi akademik.

Valbona Sinanaj, kërkuese shkencore pranë Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë vlerësoi vlerat dhe traditat që mbart treva e veriut të Shqipërisë.

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Trevat e Veriut. Visaret e traditave dhe kujtesa që ndriçon historinë” do të vijojë për dy ditë më radhë, ku marrin pjesë profesorë, doktorantë dhe jo vetëm nga të gjitha trevat e veriut të Shqipërisë.

Artikulli paraprak“VETËM STOP DUHANIT” FUSHATË NË SHKODËR
Artikulli tjetërNDOTJA E LUMIT “KIR” VIJON