Bllokimin e Reformës në Drejtësi për shkak të dërgimit të Vettingut në Gjykatë Kushtetuese nga Partia Demokratike, avokati Saimir Vishaj

, njëkohësh edhe kryetar i shoqatës së avokatëve penalist e ka quajtur një situatë të rëndë për Shqipërinë dhe një moment të panevojshëm. Sipas avokatit Vishaj tashmë të gjithë duhet të presim opinionin e Venecias dhe më pas vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse do ta rrëzojë apo jo ligjin e Vettingut. Më përpara avokati Vishaj lidhur me dërgimin e Vettingut në Gjykatën Kushtetuese nga PD deklaroi se është e qartë se partitë politike nuk po bëjnë gjë tjetër veçse zvarrisin reformën në drejtësi. Sipas kreu të shoqatës së avokatëve penalist konsensusi për Vettingun duhej të ishte gjetur gjatë dy viteve të punës nga forcat politike. Edhe pse ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fuqi ligjet e bëjnë të pamundur funksioimit e tyre.

Artikulli paraprakNGROHJA NË SHKOLLA, BASHKIA SHKEL ÇDO AFAT
Artikulli tjetërISH DREJTORESHA E TATIMEVE 1 ORË NË PROKURORI