Mungesa e infrastrukturës për lëvizjen e personave të verbër në qytetin e Shkodrës është një sfidë e cila përsëritet nga viti në vit. Ndoc Bjeshka, presidenti I shoqatës kombëtare së të verbërve “Shpresa Katolike” ngre edhe një herë shqetësimin për mungesën e vëmendjes nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Ndërtimi I rrugëve dhe mungesa e hapësirave për lëvizjen e të verbërve është një tjetër problematikë sipas presidentit Bjeshka.

Organizata të shumta në mbrojtje të të verbërve në qytetin e Shkodrës kanë kërkuar që të kushtohet më shumë vëmendje në krijimin e kushteve të përshtatshme për lëvizjen e kësaj kategorie. Mirëpo, pavarësisht kërkesave të bëra publike, situata vazhdon të mbetet e njëjtë ndërkohë që qindra personave të verbër I mohohet e drejta të lëvizin të sigurtë në rrugë.

Artikulli paraprakMALI I ZI NDRYSHE NGA SHQIPËRIA NUK I DEPORTON TURQIT
Artikulli tjetërSHKODËR, MBI 200 SHPENDË TË EGËR GJENDEN TË NGORDHUR