Teksa jemi futur në vitin 2022 padyshim që të gjitha vajzat po mendojnë për trendet e veshjeve që do të dominojnë këtë vit. Shqiptarja.com iu sjell disa nga veshjet që stilistët kanë dizenjuar për 2022.

Trendi i perlave nuk mund të mungonte as këtë vit. Një bluzë me mëngët me perla do ishte ideale për stinën e dimrit dhe pranverës për përditshmërinë tuaj. Ndërsa për ato vajza që guxojnë me stilin nuk do mund t’i rezistojnë një kordeli me perla. Kostumet fund xhaketë do të jenë kryefjalë e këtij viti, ndërsa nuk do të mungojnë as detajet me kuadrate tek fustanet, pantallonat e fundet.Kthim në kohë? Një risi do të ketë këtë vit ku një vëmendje të veçantë pritet të marrin veshjet e stiluara me grep.

Tashmë është bërë e zakonshme që trendet e viteve më parë të rikthehen edhe në ditët e sotme. E njëjta gjë pritet të ndodhë në 2022, ku sipas stilistëve botërorë këtë vit do të rikthehen çizmet kauboj me thekë dhe palltot me thekë.