Është zhvilluar në Shkodër për të 13-in vit me radhë turneu i tenisit “Shkodra Indoor” në mjediset e Adriatic Park Tenis. Në këtë turne morën pjesë 60 sportistë të ndarë në tri kategori, vajza dhe gra si dhe për meshkuj +35 vjeç dhe +45 vjeç. Eljona Gjata e Tiranës u shpall fituese për vajza dhe gra në finale përballë Vesa Islamit të Kosovës e cila tregon emocionet e këtij turneu.

Për meshkuj në kategorinë +35 vjeç fitues u shpall Redi Dabulla i Tiranës në finale përballë Edi Pelinkut të Shkodrës ndërsa në kategorinë +45 vjeç turneun e fitoi Andrian Bleta i Tiranës në finale me Aleksandër Konomin po nga Tirana. Një prej pjesëmarrësve dhe organizatorëve Gëzim Galiqi shprehet se pjesëmarrja ishte nga Shqipëria, Kosova dhe Mali Zi.

Këtë vit turneu i tenisit Shkodra Indoor u organizua nga Dino Mehmedoviç ndërsa zhvillohet prej vitit 2009 duke vijuar për 13-të vite me radhë si një traditë e Shkodrës.