
Në të gjithë universitetet e vendit studentët nisën sot vitin e ri akademik 2025-2026.
Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” janë ulur për herë të parë në auditor 864 studentë, në 6 fakultete. Ky numër është afërsisht i njëjtë me vitin e shkuar ku në fazën e parë u regjistruan 898 studentë
Në total në universitetin e Shkodrës studiojnë rreth 5800 studentë. Ekonomiku,drejtësia dhe fizioterapia janë degët më të preferuara ndërsa më pak regjistrime numërojnë Shkencat e Natyrës, si dhe historia e gjeografia.
Ndërkohë që këtë vit vijon ende raundi i dytë i regjistrimeve në universitete, i cili ka nisur më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, në 5 faza 48-orëshe. Ndërsa raundi i tretë zhvillohet nga data 13 tetor deri më 24 tetor 2025.


