Në portin e Durrësit vijon fluksi i kthimit për festën e Vitit të Ri i shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet e BE. Mesatarisht pranë këtij porti hyjnë mbi 2500 persona me 1500 automjete, ndërsa në 5 ditët e fundit traun e doganës e kaluan afro 28 mijë pasagjerë.

Drejtorja e Kufirit dhe Migracionit, Lindita Nushi thotë se janë marrë të gjitha masat për menaxhiminn e fluksit në hyrje, por edhe të atij në dalje që nis që në ditët e para të janarit Për këtë qëllim është hartuar një plan i detajuar bashkëpunimi me të gjitha institucionet që veprojnë në Port Fluks në hyrje po regjistrohet edhe në pikat doganore tokësore, kryesisht me Greqinë.

Nga data 25 dhjetor vetëm përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë në Gjirokastër përllogaritet të kenë hyrë mbi 18 mijë shtetas shqiptarë, Ndërsa në dalje janë regjistruar mbi 9 000. Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit thotë se në të gjitha pikat kufitare janë marrë masa për të shmangur radhët dhe abuzimet në kufi.