Viti i ri 2021 ka mbërritur. Zelanda e Re priti e para vitin e ri me një spektakël fishekzjarrësh, e cila u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën.

Zelanda e Re me kryeqyet Auckland e ka pritur vitin 2020 në orën 12:00 me atë shqiptare. Siç është edhe traditë, viti i ri është pritur me një spektakël fishekzjarresh, mes atmosferës së bukur dhe urimeve për një vit të mbarë.

Ndryshe nga herët e tjera ku sheshi ishte i mbushur plot me njerëz që përqafoheshin e uronin njëri tjetrin, pandemia e Covid-19 nuk lejoi që të ishte atmosfera festive e përvitshme.