Këto janë pamjet e qytetit të Lezhës në diten e 4 të vitit të ri.Pas qetësisë së diteve festive, këtë të diele ka nisur të rikthehet normaliteti.
Një pjesë e bizneseve kanë ngritur qepenat për të pritur klientet e parë të vitit 2026-të, ndërsa të tjere vijojnë të jenë të mbyllur.
Jo vetem qendra e qytetit por dhe zonat e tjera të Lezhës janë gjallëruar pas ditëve festive.
Te henen e 5-janarit do të nise punen dhe administrata shtetërore për të qenë në shërbim të qytetareve, e po ashtu edhe nxënësit dhe mësuesit do të rikthehen në shkollë pas pushimeve dimërore.Ndërkohë ditet e para të vitit 2026 nisen me një bilanc tragjik sa i përket aksidenteve rrugore, ku u shënuan 2 viktima dhe 9 përsona të plagosur në kater raste të ndodhura në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj dhe në rrugen e kombit.

Artikulli paraprakIGJEO: PRITEN RESHJE INTENSIVE DHE SITUATA PROBLEMATIKE
Artikulli tjetërSHI DHE MOT I PAQËNDRUESHËM! JA SI PRITET TË LUHATEN TEMPERATURAT NË VEND