Viti i ri shkollor ka nisur edhe në qarkun Lezhë, ku 13 mijë e 170 nxënës janë rikthyer në banka në shkollat e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës. Sipas te dhenave zyrtare jane ulur per here te pare ne bankat e sukolles 1 mijë e 15 nxënës, 43 më shumë se një vit më parë, ndërsa në klasat e dhjeta janë 950 nxënës, 18 më pak.

Drejtori i DRAP Lezhë, Hasan Muça, zgjodhi gjimnazin “Hydajet Lezha” për të uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.

Qarku i Lezhes ka 57 shkolla qendër dhe 21 vartëse, ndërsa jane dhe dy shkolla profesionale ku kane nisur klasat e 10-ta 195 nxenes. Ndërkohë, bashkitë kanë kryer ndërhyrje në infrastrukturën e shkollave, ndërsa librat janë shpërndarë pothuajse tërësisht. Mungesat e mbetura pritet të plotësohen nga distributori në ditët e para të javës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVITI I RI SHKOLLOR/ BERISHA: SHQIPËRIA PO PËRBALLET ME NJË KRIZË TË THELLË DEMOGRAFIKE, 5,900 NXËNËS MË PAK NË VETËM NJË VIT
Artikulli tjetërLEZHA DESTINACION GJITHNJË E MË TËRHEQËS