Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi zgjodhi Gjimnazin Jordan Misja për të bërë urimin e vitit të ri shkollor 2016-2017.
Teksa uroi nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Shkodrës, Ademi tha ky gjimaz ka qenë vendi ku ajo kaloi vitet e shkollës. Drejtoresha e këtij gjimanzi falenderoi kryebashkiaken Ademi për pjesëmarrjen, ndërsa uroi nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e kësaj shkolle. Fillimi i vitit të ri shkollor është përcjellë me aktivitete kulturore në disa prej shkollave të qytetit të Shkodrës. Në këtë ceremoni urimi, kryebashkiakja shoqërohej nga stafi i saj, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Drejtorisë Arsaimore të Shkodrës.