Me afrimin e 14 shtatorit, institucionet arsimore në Shkodër kanë intensifikuar përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor. Drejtuesit e shkollave dhe përfaqësues të strukturave mbështetëse u mblodhën në një takim pune të organizuar nga Zyra Vendore Arsimore Shkodër, ku u diskutuan detyrat dhe masat për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Në fokus ishte bashkërendimi i punës mes institucioneve, me qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme për nxënësit dhe stafet pedagogjike.

Drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Brisela Kadija, tha se dy prej prioriteteve kryesore mbeten siguria dhe gjithëpërfshirja në shkolla. Një mesazh të veçantë, Kadija e rezervoi edhe për nxënësit që këtë vit do të përjetojnë për herë të parë emocionet e shkollës.
Bashkëpunimi dhe komunikimi mes drejtuesve të institucioneve arsimore dhe strukturave mbështetëse u cilësuan si elementë kyç për një proces sa më të mirë mësimor.

Përfaqësuesit e arsimit shprehën gatishmërinë për ta nisur vitin e ri shkollor me përkushtim dhe përgjegjësi, ndërsa përgatitjet në shkollat e Shkodrës do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVIJON AKSIONI PËR LARGIMIN E AUTOMJETEVE TË BRAKTISURA
Artikulli tjetërVAU DEJËS,BANORËT: PO VDESIM SE NUK KA AMBULANCË