NË TË GJITHA KONTINENTET U FESTUA NATA E NDËRRIMIT TË VITEVE. 2015-ta u prit me fishekzjarre në të gjithë kryeqytetet europiane. Në Berlin, u mblodhën rreth 1 milionë persona për të parë spektaklin e dritave pranë Portave të Brandeburgut, ku u hodhën mbi 6 000 fishekzjarrë. Edhe moti u duk se i bëri një dhuratë berlinezëve të mbledhur në shesh, duke ndihmuar në ndezjen e atmospheres.

Në Paris, 2015 nisi me një spektakël të vërtetë fishekzjarrësh mbi Harkun e Triumfit, një ikonë e kryeqytetit francez. Dhjetra mijëra vetë u mblodhën në Champs Elysees për të shijuar festimet. Parisi kishte vite që nuk organizonte një event madhështor për ndërrimin e viteve për çështje sigurie, por këtë vit ishin marrë masat me 9000 oficerë policie që mbikqyrnin festimet! Në Londër, rreth 100 000 vetë u mblodhën rreth orës së famshme Big Ben për të pritur vitin e ri. Por ndërsa ora ikonë e kryqytetit anglez shënonte sekondat e para të 2015-s, 12 000 fishekzjarrë mbi lumin Tamiz ndezën atmosferën. Këtë vit, për herë të parë, njerëzit duhet të pajiseshin me bileta për të parë spejktaklin. Në Times Square të Nju Jorkut, siguria ishte e veçanërisht e lartë teksa qindra mijëra pesona u mblodhën për të festuar ndërrimin e viteve. Muajt e fundit të 2014-s ishin shënuar nga protesta të shumta, por këtë herë sheshi më i madh në Manhatan u mbush me njerëz që donin të festonin, duke mos u ndalur as para temperaturave të ulta, që shkonin deri në -8 gradë celcius. Dhe kur akrepat shënuan orën 12, çiftet filluan të putheshin nën tingujt e “New York,  New York” të Frenk Sinatrës. Në Dubai, paneli më i madh në botë me ekrane LED mbi kullën Burj Khalifa, dhuroi diçka të veçantë përveç fishekzjarreve . 70 000 ekrane LED u përdorën, duke vendosur kështu një rekord në Librin Guiness. Vetë qiellgërvishtësi Burj Kahlifa mban rekordin si godina më e lartë në botë, me 829,8 metra.