Në kuadrin e Vitit të Shenjtë të Mëshirës Hyjnore, ne katedralen e Shkodres eshte mbajtur mesha e shenjte jubilare te familjeve me nje mesazh te qarte “të mos e humbasin besimin në familje”, sepse “brenda tyre edukohemi në falje e pajtim”.

Mesha e shenjte eshte drejtuar nga Arqipeshkvi I Dioqezes Shkoder Pult, Mons Angelo Massafra I cili ka per besimtaret nje mesazh te qarte per familjet ne Shkoder. Sa e rëndësishme është për familjet tona të ecësh së bashku e të shkosh drejt të njëjtit cak! E dimë se kemi një udhë të përbashkët për të bërë; një udhë, gjatë së cilës jetojmë çaste vështirësish, por edhe çaste gëzimi e ngushëllimi. Në këtë shtegtim të jetës, ndajmë bashkë edhe çaste lutjeje. Ç’gjë mund të jetë më e bukur për një atë e për një nënë, sesa t’i bekojnë fëmijët tyre në ag të ditës, e në muzg të saj. Në Vitin e Mëshirës, çdo familje e krishterë mund të bëhet vend i privilegjuar, në të cilin provohet gëzimi i faljes. Falja është thelbi i dashurisë, që di ta kuptojë gabimin e edhe t’ia gjejë ilaçin. Në gjirin e  familjes njeriu edukohet të falë, mbasi është i sigurtë se kuptohet e ndihmohet, pavarësisht nga gabimet, që mund të bëjë. Mos ta humbasim besimin në familjen! Eshte mesazhi qe ka percjelle edhe papa francesku per te gjithe besimtaret