Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rubrikës “amarcord”, në profilin e tij në facebook.

Një ngjarje të ndodhur më 26 nëntor të vitit 1912, është sjellë në vëmendje nga Rama, ngjarje ku paria e qytetit të Durrësit vendosi për të dërguar përfaqësuesit e saj në kuvendin e Vlorës. Një dokument i cili ishte firmosur edhe nga stërgjyshi i kryeministrit, Kristaq Rama, element të cilin Rama e evidenton në fund të postimit. Postimi i Kryeministrit Rama: “AMARCORD Viti i Skënderbeut

Dëshiroj ta çel këtë Amarcord të Vitit të Skënderbeut me dërgesën fjalë për fjalë të një të pasionuari të kësaj kronike, të cilin e falenderoj përzemërsisht për mesazhin e tij: Me kërkesë të Ismail Qemal Vlorës dhe e gjetur para rrezikut të pushtimit të qytetit nga ushtria serbe, paria e Durrësit vendosi më 26 nëntor të vitit 1912 të nënshkruaj Aktin e Përfaqësimit dhe të delegoj përfaqësuesit e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Fill më pas ata ngrejnë flamurin kombëtar në selinë e mytesarifit.