Viti 2018 është shpallur nga qeveria shqiptare si viti i Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroi kombëtar.

Përgjatë këtij viti, edhe biblioteka e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti”, pritet të shtoj aktivitetet që do të organizohen me rastin e këtij viti. Përderisa, pjesë e organizimeve të bibliotekës “Marin Barleti”, nuk do të jenë edhe fushatat e leximit.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Gjovalin Çuni, fushatat e leximit i kanë ndihmuar ndjeshëm të rinjtë për t’u afruar me librin përgjatë 2017-ës, e sidomos me bibliotekën e qytetit.

 

Pavarësisht se numri i lexuesve çuditërisht është shtuar, Çuni shprehet gjithashtu se duhet bërë shumë më tepër për intensifikimit e leximit tek të rinjtë.

Përderisa, me rastin e vitit të Skënderbeut janë menduar aktivitet mjaft interesante përgjatë gjithë vitit, të cilat do të organizohen nga biblioteka e qytetit të Shkodrës, “Marin Barleti”.

Artikulli paraprakLUFTETARI-VLLAZNIA PERFUNDON 0-0
Artikulli tjetërVLLAZNIA TAEKWONDO SEMINARË PËR JIU-JITSU