Papa Françesku, me 8 dhjetor ka hapur vitin e mëshirës për te gjithë besimtaret, dhe kjo ngjarje e rëndësishme do te mbërrije ne Shkodër, pikërisht te dielën ne datën 13 Dhjetor. Arqipeshkvi I Dioqezes se Shkodrës, Mons. Angelo Massafra, ka zgjedhur katedralen e Shkodrës si vendin e shenjte për kryer edhe hapjen e vitit jubilar te mëshirës.

Famullitari I Shkodrës, Dom Artur Jaku, ne një interviste për Star Plus, ka folur për përgatitjet qe po bëhen pikërisht për këtë ngjarje te rëndësishme. Viti i mëshirës ka edhe një simbolike për te gjithë besimtaret. Në këtë Vit të shenjtë, mund të bëjmë përvojën për t’ia hapur zemrën të gjithë atyre që jetojnë në periferitë më të largëta ekzistenciale, që shpesh bota moderne krijon në mënyrë dramatike. Sa situata pasigurie dhe vuajtjeje janë të pranishme në botën e sotme! Sa plagë janë lënë në mishin e shumë personave që nuk kanë më zë, sepse klithja e tyre është dobësuar dhe shuar për shkak të indiferencës së popujve të pasur. Në këtë Jubile, edhe më shumë Kisha do të jetë e thirrur të kujdeset për këto plagë, të lehtësojë me vajin e ngushëllimit, të fashojë me mëshirë dhe të shërojë me solidaritetin dhe vëmendjen e nevojshme, deklaroi Papa Françesku gjate hapjes se vitit jubilar të mëshirës.

Artikulli paraprak“HOTI NDËR RRJEDHAT E SHEKUJVE”
Artikulli tjetërTHYHET GJATË NDESHJES XHAMI I AUTOBUZIT TË EKIPIT TË TERBUNIT