
Ky vit shkollor që po mbyllet ka patur një rend dhe siguri të veçantë pasi të gjitha shkollat e bashkisë Shkodër kanë qenë të paisura me oficerët e sigurisë. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Brisela Kadija tregoi ndryshimet e bëra këtë vit.
Vazhdimisht, përmes aktiviteteve të shumta, nga ZVA Shkodër është përcjellë mesazhi I repsketimit të rregullores së shkollave nga ana e nxënësve, me qëllim sigurinë e nxënësve në ambjentet e shkollës dhe jashtë saj. Pavarësisht rasteve sporadike të regjistruara përgjatë vitit, oficerët e sigurisë kanë arritur të neutralizojnë rastet në kohë.