
Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoulos ka publikuar raporton për liberalizimin e vizave duke folur edhe për Shqipërinë. Në fjalën e tij ai tha se BE është e angazhuar për të ruajtur udhëtimin pa viza, por theksoi se duhet të ketë edhe përgjegjësi nga autoritetet.
Dimitris Avramopoulos përshëndeti masat e marra nga Shqipëria për forcimin e masave për trajtimin e migrimit të parregullt, por thkesoi se këto përpjekje duhet të vazhdojnë për të siguruar progres të pandërprerë.
Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë:
“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta ruajtur udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Partneritetit Lindor. Por kjo shoqërohet me përgjegjësi, si për qytetarët ashtu dhe për autoritetet përkatëse. Unë përshëndes përpjekjet e bëra nga autoritetet shqiptare për forcimin e masave për trajtimin e migrimit të parregullt dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Shtetet Anëtare më të prekura deri tani. Megjithatë, tani përpjekjet duhen mbështetur më tej për të siguruar që progresi të vazhdojë i pandërprerë, veçanërisht fushatat e ndërgjegjësimit mbi detyrimet dhe kushtet e udhëtimit pa viza dhe përmirësimi i kontrollit të kufijve, si dhe shtimi i hetimeve dhe ndjekjes penale të grupeve të krimit të organizuar”.






