
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në hyrje të Kuvendit ka komentuar vizitën e Antony Blinken në Tiranë. Basha u ndal në marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe SHBA-së duke thënë se dy vendet kanë një lidhje të fortë pavarësisht se kush është në qeveri apo opozitë. Ai tha se këtë vizitë “nuk ka ndërmend ta fusë në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”, duke mos pranuar të japë komente të tjera përtej marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.
“Pa mbështetjen e SHBA Kosova zor se bëhej e pavarur, ose i rezultonte fushatës genocidale. Marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës të përditshme të Tiranës. Janë të tilla se kalojnë përtej personave. Se kush është në qeveri e opozitë. Sot dua ti uroj mirëseardhjen Blinken. Te PD, SHBA kanë dhe do kenë një faktor politik krenar për aleancën me SHAB, siç e ka provuar shpesh herë me një çmim të lartë për të mbrojtur parimet. Sot është koha që shqiptarët të mos përtypin cic micet e ditës që do u ushqejë me lopatë kryeministri, por të shohin përtej, vizitë që sinjalizon fuqinë e kombit shqiptar me SHBA. Vjen në një moment të veçantë dhe për Kosovën, s’kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”, tha Basha.