Qyteti i Shkodrës u begatua me vizitën historike të Imamit të Qabes së Madhnueshme, Shejkh Salih Al Talib, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në pritje të mysafirit të shtrenjtë ishte Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, imamë e teologë, besimtarë të shumtë e qytetarë shkodranë, por edhe vëllezër të nderuar të ardhur nga Kosova dhe Mali i Zi.Imami i nderuar i Qabes së Madhnueshme drejtoi fillimisht faljen e namazit të akshamit me xhemat në xhaminë e Parrucës, që ishte tejmbushur nga prania e madhe e besimtarëve dhe besimtareveMyftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, në përshëndetjen e tij theksoi se sot, është një datë dhe ditë historike për Shkodrën, që mirëpret në zemrën e saj, Imamin e nderuar të Qabes së Madhnueshme. Në fjalimin e tij, Shejkh Salih Al Talib, theksoi se muslimani është njeri i ruajtur, i distancuar nga shkaqet e dhunës, terrorit dhe shkeljes së të drejtave të tjerëve dhe, se çfarë dëshmohet sot në botën islame nga dhuna dhe terrori, nuk ka lidhje as me Islamin, as me moralin dhe vështrimet e muslimanit për jetën. Nuk ka dhunë në fe”, prandaj të gjithë ato përsona që i drejtohen dhunës, vrasjeve dhe terrorit nuk kanë të bëjnë me ligjet e Kuranit dhe keshillat e profetit Muhamed dhe mbi te gjitha nuk janë prej muslimanëve dhe nuk kane lidhje me fenë e pastër të Islamit. Sepse Islami është i paster prej të gjithë veprave të terrorit, nga vrasja e njerzve, nga demtimi i pronave publike dhe private, nga sulmet ndaj të pafajshmëve, nga padrejtësitë ndaj njerezve. Pas përfundimit të ligjëratës, Imami i nderuar i Qabes së Madhnueshme dhe Myftiu i Shkodrës këmbyen dhuratat simbolike të këtij takimi historik për Shkodrën dhe muslimanët e saj.

Artikulli paraprakSHTYRJA E SUPERLIGËS ME 7 SHTATOR PRISH PLANET PËR VLLAZNINË
Artikulli tjetërHANI I HOTIT, RADHË NË PIKËN DOGANORE