Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zbuluar se Angela Merkel gajtë vizitës në Ballkanin Perëndimor do të prezantojë projektin “Ballkani i Hapur”.

Sipas tij nga kjo nismë do të përfitojnë të gjitha vendet e rajonit.

Gjermania e ka mbështetur nismën “Ballkani i Hapur” teksa prezantimin Merkel pritet ta bëjë nesër në Tiranë në takimin me gjithë liderët e rajonit.

“Ne diskutuam të gjitha temat e rëndësishme për Serbinë dhe rajonin. Ne diskutuam gjithashtu rezultatet e Procesit të Berlinit dhe këto ditë do të kemi mundësinë të shohim se cila është trashëgimia konkrete e Angela Merkel. Nuk do të kisha nevojë të them kaq shumë fjalë të këndshme për kancelaren sepse, njerëzit do të thonë, ajo po largohet. Ne i detyrohemi një mirënjohje të madhe Gjermanisë dhe kancelares Merkel për zhvillimin tonë ekonomik.”- tha Vuçiç.

Artikulli paraprakMERKEL ‘NUK KURSEHET’ PËR PRESIDENTIN E SERBISË: NJERI QË NUK BËN PREMTIME TË RREME, VENDI KA AKOMA RRUGË TË GJATË PËR TË BËRË. VUÇIÇ: DIALOGU ME KOSOVËN NUK DUHET TË JETË SHKATËRRUES PËR NE
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN MBI 12 MIJË EURO NË KAPSHTICË, PO NXIRRESHIN NGA SHQIPËRIA ME FURGON NGA NJË GREK ME BANIM NË GJERMANI