Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, vjen sot në Shqipëri. Mësohet se Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në orën 09.25.

Më pas nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Laçit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor.

Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.

AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT ERDOGAN

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit