Vizita për herë të parë në Shqipëri e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, u shoqërua dje edhe me firmosjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme.

Ditën e sotme, (24 shkurt), kryeministri Edi Rama ndau edhe një album fotosh në rrjetin social Facebook nga takimi, teksa e cilësoi një “miqësi vëllazërore” dhe qëllimin e vizitës për vendosjen e piketave të reja të bashkëpunimit.

“MIRËMËNGJES!

dhe me FotoALBUMIN e një vizite historike, ardhjes për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore, ju uroj javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan u prit dje në Pallatin e Brigadave në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama, ku u nënshkruan dhe dy marrëveshje në fushën e zhvillimit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe tjetra kishte të bënte me Projektin e Qytetit Inteligjent e nënshkruar me Presight Al Ltd.

Shqipëria ishte pjesë edhe e marrëveshjes trpalëshe që u nënshkrua me Italinë dhe EBA-t për Linjën e Interkonjeksionit, kabujt nënujore për energjinë elektrike.

Artikulli paraprakPROFIL/ KUSH ËSHTË FRIEDRICH MERZ, KANCELARI I ARDHSHËM GJERMAN! VIZIONI EUROPIAN DHE QËNDRIMI NDAJ SHBA
Artikulli tjetërAKPA PUBLIKON SHIFRAT: MBI 13 MIJË TË HUAJ TË PUNËSUAR NË TREGUN SHQIPTAR NË 2024-ËN