Në Kiev është zhvilluar ditën e sotme një vizitën surprizë nga kryeministri britanik Boris Johnson. Bëhet me dije se Johnson takoi presidentin Volodymyr Zelensky për të treguar mbështetjen e tij për popullin ukrainas.

Ndër të tjera bëhet me dije se një zëdhënës i Downing Street është shprehur se udhëheqësit diskutuan mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe folën për paketën e re prej 100 milionë paundësh të ndihmës financiare dhe ushtarake për vendin.

Armët antitank dhe anti-ajror, si dhe të ashtuquajturat “dronë vetëvrasës”, të cilët enden në fushën e betejës përpara se të sulmojnë objektivin e tyre, janë ndër pajisjet që Britania e Madhe është zotuar të sigurojë.

Artikulli paraprakMARIUPOL SI STALINGRADI, QYTETI PORT I RRETHUAR DHE SHKATËRRUAR NGA LUFTA
Artikulli tjetërBE PREMTON 1 MILIARD EURO MBËSHTETJE PËR UKRAINËN