“Vizita” është shfaqja më e rë për të cilën trupa e teatrit “Migjeni” ka nisur provat. Me tekst të George Wells dhe regjinë e italianit Davide Iodice, kjo shfaqje vjen si një bashkëpunim me teatrin e Sardenjës në Itali dhe Institutin Italian të Kulturës. Regjisori italian shprehet se kjo shfaqje flet për një ëngjëll të huaj që shkon në një fshat dhe i mëson banorëve se askush në këtë botë nuk është i huaj.

Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka e cila thotë se kjo është puna e fundit e saj në drejtim të këtij institucioni për shkak të daljes në pension, shprehet se për herë të parë teatri i Shkodrës vjen në këtë bashkëpunim me teatrin e Sardenjës dhe Institutin Italian të Kulturës.

Premierën në teatrin “Migjeni” shfaqja “Vizita” do ta ketë më 26 tetor për të vijuar për katër ditë me radhë dhe më pas do të vijojë edhe në teatrot e Tiranës.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROBLEMET NË ORËT E VONA
Artikulli tjetërSIGURIA NË KOSOVË DHE NË VERI, STOLTENBERG DHE OSMANI NË KONFERENCË PËR MEDIA