
Në Xhaminë e Parrucës në Shkodër u zhvillua sot pritja tradicionale e vizitave me rastin e festës së Fitër Bajramit. Me këtë rast, urimet për besimtarët myslimanë përcollën edhe përfaqësues të pushtetit lokal, të politikës dhe të institucioneve fetare.
Urime me rastin e Fitër Bajramit përcolli edhe Arqipeshkvi i Shkodrës, Giovanni Peragine duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës fetare, harmonisë dhe respektit mes komuniteteve.
Gjithashtu I pranishëm për të uruar fitër bajramin ishte edhe presidenti I KF Vllaznia, Alban Xhaferi së bashku me futbollistët.
Në atmosferë festive dhe vëllazërore, të pranishmit shkëmbyen urime për më shumë paqe, shëndet dhe begati në çdo familje.






