Policia e Shkodrës ka zbardhur vjedhjen e banesës së shtetasit P.Z. këtë të diel në fshatin Shëlqet të Vau Dejësit. Janë arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe po ndiqen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Në pranga kanë rënë Klovis Jeraj, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës dhe S. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës. Përderisa, të proceduar penalisht dhe në gjendje të lirë po ndiqen E. Z. 16 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës dhe R. K. 17 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi këtë të diel kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses në Shelqet të Vau Dejësit.

Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë gjetur 680.000 lekë të vjetra, 210 Euro,

një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z. ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartëpërmendur të cilët janë shokët e tij.

Materjalet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakRESHJET PËRKEQËSOJNË SITUATËN E PËRMBYTJEVE
Artikulli tjetërKULTURA GEGË DHE KONTRIBUTI I SAJ