
Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar dy shtetas pasi kanë kryer një vjedhje me dhunë.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit K.D 22 vjeç, banues në Shkodër dhe M.M, 19 vjeç banues në Shkodër. Efektivët e Shkodrës bëjnë me dije se dy shtetasit e lartpërmendur kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh. Kështu shërbimet e komisaritit të policisë së Shkodrës bënë të mundur arrestimin e dy personave duke u akuzuar për “vjedhje me dhunë”. K.D dhe M.M janë arrestuar me 26 nëntor pasi dyshohet se shtetasit A.D 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg” i kanë vjedhur me dhunë portofolin brenda të cilit ka patur një shumë të konsiderueshme lekësh. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar portofoli sëbashku me sasinë e lëkeve që gjendeshin brenda. Për këtë ngjarje materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se kohët e fundit rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve kanë njohur një rritje në qytetin e Shkodrës por edhe njësitë administrative. Shpesh herë këto raste mbesin enigëm ndërsa nuk gjenden autorët ndërsa më të pakta janë ato raste ku policia bën një hetim të plotë duke vënë përpara përgjegjësisë autorët e vjedhjeve apo të grabitjeve. Papunësia dhe mungesa për një të ardhme çon shpesh herë viktima disa të rinj të cilët pa menduar bëhen autor të vjedhjeve dhe grabitjeve në qytet. Një problem mbeten edhe përdoruesit e lëndëve narkotike të cilët në pamundësi ekonomike kthehen në hajdutë. Masat e policisë deri tani kanë qenë të pamjaftueshme për ta minimizuar këtë fenomen.






